Në një ditë të vetme, tri tërmete të forta goditën disa pjesë të botës, përfshirë Japoninë, Venezuelën dhe Kaliforninë. Sipas shkallës Rihter, tërmeti i Japonisë kishte një magnitudë prej 6.9, ndërsa në Venezuelë u regjistruan dy tërmete me magnituda 7.5 dhe 7.2. Kalifornia u prekur gjithashtu nga një tërmet me magnitudë 5.6.
Kreu i Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë, Krešimir Kuko, u pyet në televizionin N1 nëse kishte ndonjë lidhje midis këtyre ngjarjeve sizmike. Ai shpjegoi se, në përgjithësi, nuk ka një korrelacion mes tërmeteve që ndodhin në distanca të konsiderueshme nga njëri-tjetri. Sipas tij, këto tërmete janë më shumë një rastësi.
Kuko theksoi se, megjithëse pllakat tektonike të mëdha mund të kenë ndonjë lidhje globale, këto ngjarje të fundit në Venezuelë nuk janë të lidhura me ato që ndodhën në ditët e kaluara.
Be the first to comment