Prej disa vitesh, Don Xhoni është aktiv në skenën muzikore me këngë të veçanta dhe bashkëpunime që janë bërë shpejt hite. Megjithatë, këtë vit reperi ka vendosur të sjellë një projekt më të madh dhe më të plotë për publikun.
Ai e paralajmëroi albumin në dhjetor të vitit të kaluar me publikimin e këngës “Ghetto”, e cila shërbeu si hapësirë për këtë material të ri muzikor.
Që atëherë, fansat kanë pritur me padurim detaje të reja rreth albumit.
Kjo herë, ndryshe nga vera e kaluar, kur u fokusua në një projekt të vetëm muzikor, Don Xhoni planifikon të sjellë një paketë të plotë këngësh. Tani mbetet vetëm të pritet njoftimi zyrtar për datën e publikimit të albumit në platformat digjitale.
Be the first to comment