Policia ka njoftuar se, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, ka kryer një bastisje në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar shtatë telefona, një DVR dhe një llaptop, të cilat janë marrë si prova materiale.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë.
<
Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, ata janë liruar në përputhje me vendimin e organit kompetent.
Be the first to comment