Pas Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të tjera, edhe Spanja ka regjistruar temperatura rekord për këtë periudhë të muajit qershor.
Në ditët e fundit, Spanja është përballur me një valë të nxehti ekstrem, duke tejkaluar temperaturat më të larta që nuk janë regjistruar që prej vitit 1950.
Në Cantabria, një rajon në bregun verior të vendit, temperatura ka arritur deri në 43.7 gradë Celsius, duke shënuar kështu temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë zonë.
Në disa rajone të tjera, temperaturat mesatare ditore kanë arritur në 28.08 gradë Celsius.
Gjithashtu, rekordet e temperaturave janë thyer edhe gjatë natës. Netët e së hënës dhe të së martës kanë qenë më të ngrohtat e qershorit në Spanjë.
Shumë nga rekordet lokale të nxehtësisë janë regjistruar në të gjithë qarkun, veçanërisht në veri, ku zakonisht temperatura është më e ulët.


















You must be logged in to post a comment Login