Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

A ekziston falli dhe magjitë? Kotorri: Është e mundur por thyhen rregullat e Krijuesit (VIDEO)

A ekziston falli dhe magjitë? Kotorri: Është e mundur por thyhen rregullat e Krijuesit (VIDEO)

Një i ri shqiptar që jeton në Hamburg ka kërkuar ndihmën e disa individëve që pretendojnë se merren me bashkimin e çiftëve, pasi nuk ka mundur të tejkalojë ndarjen nga e fejuara e tij. Ai ka shprehur gatishmërinë për të paguar një shumë të konsiderueshme parash për të rikthyer marrëdhënien me të.

Ky rast ka ngjallur një debat të gjerë mbi besimin në këto lloj “fuqish”.

Sipas psikologut Rron Kastrati, i ftuar në emisionin “Kosova Today”, këto situata janë të zakonshme dhe qytetarët po përballen gjithnjë e më shumë me to. Ai e vlerëson se ka një fuqi të tillë, por thekson se ajo është e lidhur ngushtazi me mendjen e njeriut.

“A ekziston një fuqi të tillë? Po, si jo. E di ku është kjo fuqi? Brenda trurit, askund tjetër. Gjithçka është tek truri dhe te mënyra e të menduarit,” ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, astrologia Antigona Kotorri ka nënvizuar se energjia e njeriut mund të përdoret për qëllime të mira ose të këqija.

“Problemi me këto raste është se qaseni në energjinë e dikujt pa lejen e tij. Kjo është e mundur, por përbën një shkelje të rregullave universale, të Zotit, të Krijuesit,” tha ajo në emisionin “Kosova Today”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement