Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Ai akuzohet nga SPAK për përdorimin e tritolit në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur me emrin Noizy.
Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio në TikTok, dha një dëshmi lidhur me njohjen e tij me Haxhiun dhe konfliktin me Noizyn. Ai sqaroi se nuk ka asnjë lidhje familjare apo miqësore me të pandehurit, por e njeh Haxhiun për shkak të afërsisë gjeografike dhe kohëve që kanë kaluar së bashku në të kaluarën.
Ahmeti u shpreh se ka kaluar kohë në Amerikë dhe se ka pasur kontakte të kufizuara me Haxhiun pas vitit 2014, kur ky i fundit u arrestua. Ai theksoi se ndërsa kishte njohuri për Rigels Rajkun, ky i fundit ka kërkuar famë përmes muzikës duke e ofenduar Viktor Palokën, i njohur si Unikatili.
Dëshmia e tij vazhdoi me përshkrimin e një ngjarjeje të dhunshme në Durrës, ku pas një takimi, ai u përball me bandën e Noizyt dhe u godit. Pas incidentit, ai u dërgua në spital për trajtim, ndërsa u dha dëshmia në institucionin ku ai po mbante dënimin.
Ahmeti gjithashtu tha se dëgjoi për shpërthimin e tritolit në lokalin e Noizyt nga shokët e tij në burg. Ai shprehu mosbesim mbi rolin e Haxhiut në këtë ngjarje, duke sugjeruar se mund të ketë qenë ndonjë person tjetër, si BABA. Ai e përfundoi dëshminë duke theksuar se nuk kishte lidhje me Marjus Taganin dhe se nuk e pajtonte me Riglesin.



















You must be logged in to post a comment Login