Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, partitë politike janë në pritje të fillimit të negociatave për formimin e institucioneve të reja.
Analistët theksojnë se këto negociata duhet të përfshijnë presidentin, qeverinë dhe kuvendin, me qëllim që të shmanget një krizë institucionale.
Analisti Vullnet Krasniqi, gjatë emisionit “Kosova Today”, shprehu shqetësimin se pa një marrëveshje politike nuk do të ketë as një president të ri. Ai përmendi një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sugjeroi se procesi duhet të fillojë me kuvendin e pastaj me qeverinë, për të rinisur zgjedhjet. Krasniqi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje politike, do të jetë e kote të zgjedheshin kryetari i kuvendit ose qeveria.
Analisti Shkumbin Kajtazi pajtohet me këtë qëndrim, duke shtuar se zgjedhjet nuk janë thjesht për qeveri ose kryetar kuvendi, por për presidentin. Ai kritikoi ata që diskutojnë tema të tjera pa ofruar një zgjidhje për çështjen e presidentit.
Ndërkohë, analisti Korab Blakaj vuri në dukje se ndarja e vendeve në kuvend është një nga çështjet më të rëndësishme në vend. Ai e cilësoi këtë situatë si një formulë të përgatitur për të bërë më të rëndësishëm një grup specifik në administratën shtetërore, në kontekstin e formimit të qeverisë.



















You must be logged in to post a comment Login