Patricia Z. nga Valais e akuzoi Loredana Zefin për mashtrim financiar pesë vite më parë. Pas kësaj periudhe, ato u takuan në një dokumentar të realizuar nga Constantin Film.
Ishte raportuar se Patricia dhe partneri i saj ishin mashtruar me rreth 700,000 franga zvicerane nga reperja dhe vëllai i saj. Patricia ka ndarë se Loredana ka kthyer një pjesë të parave, ndërsa vëllai i saj ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me shumën e mbetur.
“Ajo e pranoi fajin. E pranoi se ishte autore e krimit,” tha Patricia.
Megjithatë, shqetësimi i Patricias nuk lidhet vetëm me pajtimin me Loredanën; ajo dëshiron që t’i paralajmërojë edhe të tjerët.
“Mendoj se problemi është më shumë me vëllain e saj,” shprehet ajo. “Pajtimi me të është i pamundur. Kurrë,” thekson Patricia.
Ajo zbulon se ai është zhdukur diku në Kosovë dhe se autoritetet zvicerane janë të pafuqishme për të vepruar.



















You must be logged in to post a comment Login