Detin mund të mos e shijojnë deri në fund të verës.
Megjithëse gushti është tradicionalisht një muaj pushimi, vonesat në formimin e institucioneve mund t’i mbajnë deputetët larg plazheve. Shoqëria civile thekson se prioriteti duhet të jetë puna, dhe jo një pauzë menjëherë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas KDI-së, 120 deputetët duhet të konsiderojnë se institucionet po funksionojnë pa borde dhe se mungojnë raportimet në Kuvend. Edhe organizatat e tjera që monitorojnë aktivitetin e Kuvendit nuk e gjykojnë si të arsyeshme që parlamentarët të japin përparësi pushimeve.
Kuvendi ka një afat prej 30 ditësh, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ta plotësuar këtë situatë, ndërsa qeveria ka 15 ditë, dhe presidenca 60 ditë.
Ndiqni kronikën në vazhdim.
Be the first to comment