Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti për rilindjen e Liceut Francez në Korçë tani është nën vëmendjen e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Përmes një postimi në Facebook, Rama theksoi se ky projekt është vendosur nën kujdesin e presidentit pas vizitës së tij në Tiranë. Ai e vlerësoi këtë si një dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Rama shtoi se “Sot, rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një nga projektet nën kujdesin e tij pas vizitës historike në Tiranë. Një dekadë më parë, Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria, e konsideruar partner strategjik i Francës në Ballkan, do të kishte qenë e paimagjinueshme.”
Be the first to comment