Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Nuk të kam thënë të dua”, Indri dhe Vanesa përballen pas Ferma VIP

“Nuk të kam thënë të dua”, Indri dhe Vanesa përballen pas Ferma VIP

Një nga përballjet më të forta në “Post Ferma VIP 3” ishte ajo mes Vanesa Sonos dhe Indri Shirokës. Këngëtarja shprehu zhgënjimin e saj për sjelljen e Indrit pas daljes nga ferma. Ajo deklaroi se kishte investuar maksimalisht në marrëdhënien e tyre, por sipas saj, ai e harroi gjithçka sapo ajo u eliminua.

Ndërkaq, Indri mohoi të ketë luajtur me ndjenjat e Vanesës, duke insistuar se çdo gjë që kishte thënë brenda fermës ishte e sinqertë.

Gjatë një bisede, Florian Agalliu e pyeti Vanesën për marrëdhënien e saj pas eliminimit. Ajo u shpreh se kishte qenë shumë mirë me Indrin, duke komentuar se kishte investuar 150 për qind në marrëdhënien e tyre. Ajo ndjeu se, pas daljes nga ferma, ai siç tha ajo, kishte haruar gjithçka.

Vanesa tha se kanë pasur një bisedë shumë të shkurtër pas festës së kthimit, ku kuptoi se Indri ishte i ftohtë dhe i mungonte ndjenja. Në përgjigje, Indri shprehu keqardhje dhe theksoi se ndjenjat e tij ishin të sinqerta.

Gjatë bisedës, Vanesa e sfidoi atë mbi qasjen e tij, duke e pyetur se pse ai nuk e kishte shprehur qëndrimin e tij brenda fermës, duke pritur që ajo të dilte jashtë. Indri sqaroi se ishte një marrëdhënie njohjeje dhe se ai nuk kishte rënë në dashuri, një pikë që Vanesa e sfidoi.

Biseda vazhdoi me Vanesën teksa shprehte shqetësimin e saj për mënyrën se si Indri kishte vepruar pas ndarjes, duke përmendur këtu edhe ardhjen e Klevisës dhe sjelljen e tij pas asaj periudhe. Indri pranoi se kishte bërë gabim në disa nga veprimet e tij pas ndarjes, duke qartësuar se ndjenjat për Klevisën nuk kishin lidhje me marrëdhënien me Vanesën.

Ky përballje evokoi shumë emocione dhe tension mes dy protagonistëve, duke e lënë publikun të spekuloj për natyrën e vërtetë të marrëdhënies së tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement