Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Vranidoll, në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, konfirmoi për Klankosova.tv se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes,” tha ai.
Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, po zhvillojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login