Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

FSK përmbyll me sukses pjesëmarrjen në operacionin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar

Kosova ka marrë pjesë në Operacionin “Interflex” në mbështetje të Ukrainës që nga fillimi i vitit 2024, duke demonstruar një nivel të lartë profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësish ushtarake.

Në njoftimin e ushtrisë kosovare, theksohet se kontributi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është vlerësuar lart nga partnerët ndërkombëtarë. Kjo ka forcuar më tej reputacionin e Kosovës si një kontribuese e besueshme në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për paqe e stabilitet.

Sipas një komunikate për media të FSK-së, operacioni “Interflex” është një iniciativë shumëkombëshe e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar. Qëllimi i saj është përgatitja dhe trajnimi i forcave ushtarake ukrainase, me synimin për rritjen e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë për mbrojtjen e vendit.

Deri më tani, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë me pesë kontingjente të njëpasnjëshme. Ajo ka kontribuar me instruktorë dhe personel të specializuar në realizimin e programeve të trajnimit për ushtarët ukrainas. Këto angazhime kanë dëshmuar ndërveprueshmëri të lartë me forcat partnere dhe aftësi profesionale në mjedise shumëkombëshe.

Përveç kontributit në kuadër të Operacionit “Interflex”, Republika e Kosovës ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe forume ndërkombëtare të dedikuara koordinimit të ndihmës. Po ashtu, është angazhuar në ofrimin e ndihmës konkrete në pajisje dhe donacione për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Këto veprime pasqyrojnë përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, si dhe solidaritetit me popullin ukrainas në përballje me agresionin ushtarak. Kjo e pozicionon Kosovën si një partnere aktive dhe të përgjegjshme në përpjekjet për siguri dhe stabilitet në Evropë.

Në përfundim të Operacionit “Interflex”, është organizuar një ceremoni përmbyllëse në Mbretërinë e Bashkuar, ku u ndanë çmime dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement