Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Benita ‘thumbon’ keq Elionën?

Benita ‘thumbon’ keq Elionën?

Ish-gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP” 4, Benita Zena, ka ndarë eksperiencën e saj në këtë format përmes një videoje në TikTok.

Gjatë përgatitjes së saj për grimin, Benita ka folur hapur për vështirësitë që përjetoi, duke shpjeguar se pse nuk arriti të shfaqte anën e saj pozitive gjatë qëndrimit në shtëpi. Ajo theksoi se formati i “Big Brother” kërkon një strategji që ajo nuk ishte e gatshme ta ndiqte.

“Bigu ka qenë një eksperiencë e mirë për mua, por gjithashtu e lodhshme. Nuk kam treguar pozitivitetin tim sepse ky format është një lojë ku nuk mundesh të shfaqesh i lumtur. Duhet të luash një rol për t’u treguar ‘fake’ (i shtirur), dhe unë nuk mund ta bëj këtë. Bigu ma ka nxjerrë një anë të temperamentit tim që publiku nuk e kishte njohur më parë,” shprehet Benita.

<

Ish-banorja gjithashtu kritikoi formatin e këtij viti, duke theksuar se ka pasur momente të vështira, madje duke menduar edhe për daljen nga shtëpia. “Këtë vit kanë ndodhur shumë padrejtësi. Kam menduar ndonjëherë të largohem, por qëndrova për të luftuar padrejtësitë,” shtoi ajo.

Përfundimisht, Benita ofroi një sugjerim se si duhet të funksionojë loja, duke bërë një deklaratë që u interpretua si një thumb për ish-banonen tjetër, Elionën. “Bigu është lojë për të treguar anën tënde. Unë kisha vendosur një rregull: të mos kisha histori personale, por vetëm të luaja. Nëse publiku të do, të do si lojtar dhe jo për historinë tënde,” përfundoi ajo.

Ky koment duket se ishte një goditje e drejtpërdrejtë për Elionën, e cila ka qenë shpesh nën kritika për preferencat që ka marrë për shkak të historisë së saj të vështirë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement