Të hënën, 26 mijë e 600 maturantë nga e gjithë Shqipëria do të zhvillojnë testin e fundit të Maturës Shtetërore për vitin 2026.
Provimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për realizimin e tij, janë ngritur 144 qendra testimi në shkolla në të gjithë vendin.
Sipas burimeve, procesi do të mbështetet nga 2 mijë e 87 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve.
Autoritetet arsimore kanë theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të përcaktuara për zhvillimin e provimit. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës më herët se ora 08:30, duke pasur me vete kartën e identitetit dhe duke u veshur në përputhje me rregulloren, përfshirë uniformën e shkollës aty ku kjo aplikohet.
Gjithashtu, është e ndaluar përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë testit. Maturantët inkurajohen të tregojnë korrektësi dhe përqendrim maksimal gjatë zhvillimit të provimit.
Be the first to comment