Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zeka: Kosova duhet ta bëjë gazin amerikan pjesë të agjendës shtetërore

Zeka: Kosova duhet ta bëjë gazin amerikan pjesë të agjendës shtetërore

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, thekson se Kosova duhet ta përfshijë çështjen e gazit amerikan në agjendën e saj shtetërore.

Gjatë intervistës në Rubikon të Klan Kosovës, Zeka shprehu besimin se ka zgjidhje për këtë projekt, por theksoi se çdo iniciativë duhet të fillojë me një “po” nga institucionet e Kosovës.

Ai sqaroi se “çështja fillestare duhet të jetë që Kosova të thotë po dhe ta bëjë këtë temë pjesë të agjendës së saj zyrtare”. Pas kësaj, sipas tij, duhet të trajtohen çështjet e tjera, si financimi dhe kostot. Zeka është i bindur se këto probleme kanë zgjidhje.

<

Krahas kësaj, ai ka përmendur se debati për energjinë ka nisur përpara zgjedhjeve të 7 qershorit, duke e konsideruar këtë një mundësi të mirë për votuesit kosovarë që të japin verdiktin e tyre mbi këtë çështje.

“Besoj se përqindja që ka marrë partia në pushtet, e cila për momentin po refuzon të thotë po përfshirjes së Kosovës në agjendën energjetike të Shteteve të Bashkuara, tregon qartë kundërshtimin me votën e qytetarëve”, tha ai. Sipas Zekës, ata që nuk e mbështesin këtë agjendë janë pjesë e konsiderueshme e votuesve të cilët kanë shprehur mendimin e tyre. Ai përfundoi duke theksuar se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të pranohet kjo iniciativë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement