Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi!

Dronin Soni Malajt nuk ia ka çuar Flor Mumajesi!

Një nga momentet më të përfolura gjatë këtij sezoni të “Ferma VIP” ishte dërgimi i një droni për këngëtaren Soni Malaj. Ky akt shkaktoi menjëherë diskutime dhe aludime në rrjetet sociale.

Më shumë se një javë, ndjekësit spekuluan se droni ishte dërguar nga kantautori Flor Mumajesi, për shkak të marrëdhënies së njohur mes tyre dhe mesazheve simbolike që interpretoheshin nga publiku.

Megjithatë, gazetari Elton Tozaj hodhi poshtë këto pretendime. Ai sqaroi se droni nuk ishte dërguar nga Flor Mumajesi, por nga vetë produksioni i spektaklit. Gjatë një lidhjeje televizive, Tozaj theksoi se emri i Florit ishte përfshirë padrejtësisht në këtë histori. Ai shtoi se surpriza ishte një pjesë e organizimit të programit.

“Dronin s’ia ka çuar Flori. Ia ka çuar produksioni. Flori nuk vajti në dasmën e Klajdi Harunit, por gjeti kohën për t’i bërë dedikime Soni Malajt,” u shpreh gazetari.

Deklaratat e tij shkaktuan një valë reagimesh në rrjet, duke rikthyer diskutimet mbi këtë moment të diskutueshëm të “Ferma VIP”. Deri më tani, nuk ka pasur një reagim publik nga Flor Mumajesi ose nga produksioni i spektaklit në lidhje me këto pretendime.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement