Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ishin rivalë në lojë! Ish-banorët e BBVK befasojnë me postimin bashkë

Ishin rivalë në lojë! Ish-banorët e BBVK befasojnë me postimin bashkë

Ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive. Së fundmi, një postim i papritur në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar një afrimitet mes ‘ish-rivalëve’ në lojë.

Ludo ka ndarë një imazh në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet krah Elijonës dhe Klodit. Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte mbishkrimi ironik dhe i këndshëm që Ludo zgjodhi për fotografinë: “80 ditë kundër në Big, 8 sekonda për Instagram.”

Me këtë frazë, ai ka thumbuar faktin se raportet e tij me Elijonën dhe Klodin nuk kanë qenë të mira gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Ky postim shkaktoi menjëherë reagime të shumta nga fansat e formatit, të cilët shpejt komentuan takimin e papritur.

Duket se xhelozitë dhe tensionet e lojës janë harruar shpejt, dhe trio tani e ka të lehtë të bëjë “paqe,” pavarësisht se ndodhet vetëm për një shkrepje në rrjetet sociale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement