Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka informuar Klankosova.tv se njoftimi ka mbërritur rreth orës 18:00. Menjëherë pas marrjes së informacionit, janë marrë masat e nevojshme të sigurisë.

Ahmeti sqaroi se pas pranimit të informatës, policia ka reaguar duke siguruar zonën përkatëse. Në një perimetër të caktuar, qytetarët janë evakuar, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për verifikimin e situatës.

<

Aktualisht, policia po vazhdon veprimet në terren, por nuk ka ende informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement