Manchester United ka bërë një hap të rëndësishëm në projektin për ndërtimin e stadiumit të ri, që pritet të zëvendësojë ikonikun “Old Trafford” në vitet e ardhshme.
Klubi anglez ka njoftuar finalizimin e blerjes së një trualli prej 25 akrash, që ndodhet rreth 350 metra në veriperëndim të stadiumit aktual. Toka është blerë nga kompania Indurent dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit ambicioz të klubit.
Sipas planeve të paraqitura nga drejtuesit e Manchester United, stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulësesh, duke u bërë stadiumi më i madh në Evropë dhe një nga arenat më moderne në botën e futbollit. Projekti pritet të përfundojë në vitin 2032 dhe është pjesë e një plani afatgjatë për transformimin e zonës përreth “Old Trafford”, si dhe për modernizimin e infrastrukturës së klubit.
Me ndërtimin e stadiumit të ri, “Old Trafford”, shtëpia historike e Manchester United për më shumë se një shekull, po i afrohet fundit të një epoke të lavdishme që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit anglez dhe evropian.



















You must be logged in to post a comment Login