Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv dhe është shprehur se janë regjistruar persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spital,” ka deklaruar Rugova.
Ai gjithashtu theksoi se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Aktualisht, gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është e qartë.



















You must be logged in to post a comment Login