Të premten mbrëma, u organizua dasma e Agnesës dhe Lauratit, një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e shumë fytyrave publike.
Agnesa, vajza e vogël e Shkurte Fejzës, pati një listë të gjatë të të ftuarve, mes të cilëve dallohej edhe këngëtari i njohur Meda, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Luleta.
Gjatë një interviste për artistët shqiptarë, Meda shprehu dashuri të thellë për bashkëshorten, duke theksuar se kurrë nuk do të ndahen dhe se pa të, jeta e tij nuk ka kuptim.
I pyetur për sezonin e verës, këngëtari shprehu gatishmërinë për të filluar aktivitete muzikore dhe dasma.
Meda gjithashtu foli edhe për raportet e tij me Shkurte Fejzën, duke përmendur se nga fëmijëria kishte ëndërruar që të takohej me të dhe se ndjehej i nderuar që është pjesë e familjes së saj.
Për më shumë detaje, mund të shikoni videon e plotë.



















You must be logged in to post a comment Login