Këngëtari i njohur shqiptar Luiz Ejlli ka tërhequr vëmendjen me postimin e tij të fundit në Instagram. Ai po shijon disa ditë pushimi në Turqi, ku pati rastin të takojë një nga aktorët më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar.
Kenan İmirzalıoğlu, i njohur si “Mehmet Kosova,” ka pozuar krah Luizit duke qeshur. Në postimin e tij, Ejlli ka shkruar “Ezel 2. Së shpejti,” e ka shoqëruar atë me një emoji që shkel syrin. Kjo ngjarje ka interesuar ndjekësit dhe fansat e të dy artistëve.



















You must be logged in to post a comment Login