Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për vapë ekstreme.
Pritet që temperaturat gjatë ditës të kalojnë 30°C, ndërsa në zonat më të nxehta ato mund të arrijnë deri në 38°C. Autoritetet kanë theksuar se këto temperatura të larta mund të paraqesin rrezik për shëndetin, sidomos për të moshuarit dhe individët me probleme shëndetësore.
Meteorologja e BBC-së, Helen Willetts, ka njoftuar se vala e të nxehtit nuk është e kufizuar vetëm në Britaninë e Madhe, por preku edhe një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore.
Në Francë, rreth 850 shkolla pritet të mbesin të mbyllura të hënën. Po ashtu, është shpallur alarmi i kuq për vapë ekstreme në afërsisht gjysmën e territorit të vendit.
Be the first to comment