Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një paralajmërim për vapë ekstreme. Sipas parashikimeve, temperaturat gjatë ditës do të kalojnë 30°C, ndërsa në disa zona më të nxehta pritet të arrijnë deri në 38°C.
Autoritetet kanë theksuar se këto temperatura të larta mund të përbëjnë rrezik për shëndetin, sidomos për të moshuarit dhe individët me probleme shëndetësore.
Meteorologia e BBC-së, Helen Willetts, ka nënvizuar se vala e të nxehtit ka prekur jo vetëm Britaninë e Madhe, por gjithashtu edhe një pjesë të konsiderueshme të Evropës Perëndimore.
Në Francë, rreth 850 shkolla pritet të qëndrojnë të mbyllura të hënën. Gjithashtu, alarmi i kuq për vapë ekstreme është shpallur në afërsisht gjysmën e territorit të vendit.
Be the first to comment