Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kapet arsenal armësh dhe municion në tri lokacione në Zubin Potok

Kapet arsenal armësh dhe municion në tri lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, aksioni ka ndodhur dje, pas pranimit të informatave nga qytetarët për praninë e mjeteve të paligjshme në disa lokacione.

Në rastin e parë, në fshatin Presek, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë M48, pesë karikatorë të armës së gjatë të kalibrit 7.62 mm, 151 fishekë, pjesë uniforme kamuflazhi dhe pajisje ndriçuese në një objekt të quajtur stalla për bagëti.

<

Në rastin e dytë, gjithashtu në Presek dhe në një objekt tjetër të ngjashëm, janë sekuestruar një pushkë M48, 74 fishekë të së njëjtës armë dhe 254 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Rasti i tretë ka ndodhur në fshatin Qeçevë, në një objekt të pabanuar, ku policia ka gjetur një pushkë M48 me bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy makina për mbushjen e fishekëve, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kilogramë sfera metalike.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, që ka udhëzuar për hapjen e rasteve për veprën penale të mbajtjes, kontrollit ose posedimit të paautorizuar të armëve. Deri në këtë moment, nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto raste.

Policia e Kosovës u shpreh falënderuese ndaj qytetarëve për bashkëpunimin e treguar dhe i inkurajon ata të vazhdojnë të ndajnë informacione që kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion mund të raportohet në numrin emergjent 192.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement