Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli nuk duhet të vazhdojë veprimet e tij në Liban. Komenti i tij erdhi pas deklaratës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi se përforcimet ushtarake izraelite do të mbeten në territorin libanez “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Qassem theksoi se “Izraeli nuk do të qëndrojë në Liban. Ne do të mbrohemi”, sipas raportimeve të CNN.
Ai gjithashtu përmendi memorandumin e mirëkuptimit të arritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i cili, sipas tij, përcakton fundin e armiqësive në Liban.
“Çdo armëpushim nën ombrellën e një ndalimi të plotë të agresionit është diçka që ne e mbështesim. Megjithatë, nuk do të pranojmë asnjë shkelje. Çdo shkelje, ne do ta luftojmë dhe do ta trajtojmë siç e shohim të arsyeshme”, tha Qassem.
Be the first to comment