Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Verë me dy fytyra: Java nis me reshje, ditëve të fundit rikthehet dielli

Verë me dy fytyra: Java nis me reshje, ditëve të fundit rikthehet dielli

Me fillimin e stinës astronomike të verës, territori i Kosovës do të ndikojë nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë kushte atmosferike të ndryshueshme në fillim të javës.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ditët e para do të karakterizohen nga zhvillimi i vranësirave konvektive, reshjeve lokale të shiut dhe shkarkimeve rrufesh, kryesisht në orët e pasdites. Këto reshje vlerësohen si të dobishme për sektorin bujqësor, pasi ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe përmirësimin e kushteve agrometeorologjike për kulturat bujqësore.

Kushtet biometeorologjike do të mbeten të favorshme për shumicën e popullsisë. Megjithatë, periudhat me temperatura më të larta dhe stuhitë lokale mund të shkaktojnë shqetësime të lehta tek individët e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike.

Gjithashtu, indeksi UV gjatë orëve me diell do të jetë i lartë, ndaj autoritetet rekomandojnë shmangien e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimin e masave mbrojtëse.

Parashikimi ditor:

E hënë
Moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Vranësirat i shoqërojnë reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat në mëngjes do të luhaten nga 13 në 16°C, ndërsa maksimumi do të arrijë 26 në 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s.

E martë
Moti do të mbetet i vranët me intervale dielli. Gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet shtim i vranësirave, duke sjellë kushte për reshje lokale dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë 13–16°C, ndërsa maksimalet 26–30°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.

E mërkurë
Moti do të jetë i ndryshueshëm dhe jostabil. Gjatë ditës priten reshje lokale shi, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të jenë 13–16°C dhe maksimalet 27–31°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1–9 m/s.

E enjte
Parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të vogël për reshje. Temperaturat do të rriten, me minimale 13–16°C dhe maksimale 27–32°C. Era e lehtë do të fryjë nga verilindja 1–4 m/s.

E premte
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, i përshtatshëm për aktivitetet në natyrë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë 33°C, ndërsa minimalet do të jenë 13–16°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement