Hana Abazi, një vajzë 8-vjeçare nga Prishtina, ka shprehur pasionin e saj të madh për baletin dhe pianon. Ajo ndau eksperiencat e saj në emisionin “Weekend”, duke folur për dashurinë që ka zhvilluar për muzikën dhe piano.
Sipas saj, para rreth një viti ka filluar të marrë mësime për këndim dhe piano. “I kam thënë mamit që kam dëshirë të shkoj në piano për të parë nëse kam talent. Mësuesja Dafina i ka treguar mamit tim se kam talent dhe kam vazhduar mësimet,” shprehet Hana.
Ajo ka shprehur dëshirën e saj të vazhdojë të mësojë dhe të zhvillojë aftësitë në muzikë dhe balet.
<
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë.
Be the first to comment