Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për ditën e sotme.
Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është vendosur në 1.39 euro për litër, që paraqet një ulje prej 1 cent në krahasim me ditën e djeshme.
Përsa i përket benzines, çmimi maksimal është 1.33 euro për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.67 euro për litër.
<
Ministria e ka theksuar se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe për ditën e hënë.
Be the first to comment