Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Tiranë, benzi përplas për vdekje çiklistin

Aksident i rëndë në rrugën Lushnjë-Tiranë, benzi përplas për vdekje çiklistin

Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnjë – Tiranë, pranë urës mbi lumin Shkumbin.

Sipas informacionit nga A2, një automjet i markës “Benz” ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar viktimës vdekjen në vendngjarje.

Të dhënat e para sugjerojnë se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke ecur në mes të karrexhatës. Ndërsa drejtuesi i automjetit ka tentuar të devijojë, nuk ka arritur dot të shmangë përplasjen fatale.

<

Viktima është identifikuar si Taulant Veliu, rreth 30 vjeç, dhe banonte në fshatin Grabjan, Njësia Administrative Grabjan, Bashkia Divjakë.

Policia Rrugore ka bllokuar përkohësisht kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer veprimet procedurale dhe për të dokumentuar ngjarjen plotësisht.

Grupi hetimor i Policisë është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement