Influencerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Antonela Berisha, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të para disa ditësh. Ajo organizoi një festë madhështore, e cila ishte e kuruar deri në detaje.
E rrethuar nga miqtë e saj më të afërt, Antonela shijoi çdo moment nën ritmet e muzikës live. Për të argëtuar të ftuarit, këngëtari Jozi performoi gjatë mbrëmjes, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere të ngrohtë.
Megjithatë, një postim i fundit i Antonelës në Instagram tërhoqi vëmendjen më të madhe. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, ajo u pyet nëse Jozi ishte i shtrenjtë si këngëtar dhe se sa para kishte marrë për performancën e tij. Antonela iu përgjigj me një frazë misteroze: “Dhuratë nga komandanti”.
Kjo përgjigje ka ngjallur dyshime se Antonela mund të jetë në një lidhje të re, duke nxitur aludime për një romancë në jetën e saj. Edhe pse ajo nuk ka zbuluar identitetin e personit në fjalë, ky detaj ishte mjaftueshëm për të bërë që rrjeti të spekuloj për zhvillime të reja në jetën private të ish-banores së “Big Brother”.
Be the first to comment