Të premten, nxënësit e shkollave përfunduan vitin akademik si maturantë. Të shtunën, ata u rikthyen nëpër shkolla për të kryer testin që shënon fundin e arsimit fillor dhe hap rrugën drejt universiteteve.
Rreth 20 mijë nxënës morën pjesë në këtë provim, që zgjati dy orë, sipas raportimeve nga Klan Kosova. Pas përfundimit të testit, shumë prej tyre shprehën besim në njohuritë e tyre dhe shpresojnë për rezultate pozitive.
Testimi në shkollat e kryeqytetit u zhvillua pa incidente, duke reflektuar një organizim të mirë. Ky ishte testi i parë, ndërsa një tjetër do të zhvillohet pas një muaji.
Kronika më poshtë sjell detaje të tjera lidhur me këtë event.
Be the first to comment