Holanda ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes me një epërsi 2-0 ndaj Suedisë, në kuadër të grupeve të Kupës së Botës.
Goli i parë u shënua në minutën e 5-të, kur Brian Brobbey realizoi nga afërsia pas një asistimi nga Gakpo, duke i dhënë avantazhin Holandës.
Pas këtij goli, Suedia tentoi të rikthehet në lojë përmes Alexander Isak dhe Benjamin Nygren, por përpjekjet e tyre për të finalizuar mbetën pa sukses.
Në minutën e 17-të, Holanda dyfishoi epërsinë. Denzel Dumfries asistoi sërish për Brobbeyn, i cili shënoi golin e dytë të tij, duke çuar rezultatin në 2-0.
Në fund të pjesës së parë, Suedia kishte një mundësi të mirë me Gyokeres, por portieri Verbruggen reagoi me një pritje vendimtare për të mbajtur portën e paprekur.
Be the first to comment