Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena”. Gjatë intervistës, ajo u pyet nga Françeska Rustemi për marrëdhënien që ka me Brikena Selmanin dhe Mateo Borrin.
Juela shprehu se lidhja mes tyre është korrekte dhe u uroi shumë suksese të dyve. Ajo nuk e ndali bisedën këtu, duke bërë një koment interesant në lidhje me ndarjen e tyre, duke thënë se e kishte parashikuar.
Në një pjesë të bisedës, Françeska e pyeti Juela: “Si është marrëdhënia mes teje, Brikenës dhe Mateos?” Juela u përgjigj se ajo mendon se marrëdhënia është korrekte dhe civile. Brikena, nga ana e saj, theksoi se kishte mbyllur të gjitha lidhjet pas përfundimit të “Big Brother” dhe se ka respekt për Juelan, duke i uruar të gjitha të mirat.
Mateo përmendi se nuk kanë pasur kontakt pas shoë, por i uroi Juelës suksese në projektet e saj. Juela po ashtu shprehu miratimin e saj dhe tregoi se do këndonte këngën “Gjërat kanë ndryshuar”, për të cilën Mateo pyeti nëse ia kishte dedikuar atyre.
Brikena e inkurajoi Juelën të përcillte emrat në këngën e saj, ndërsa Juela sqaroi se ajo ishte kënga e Elvanës dhe jo e saj.
Be the first to comment