Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident në rrugën Durrës–Tiranë: Vetura përplaset me shtyllën, përfshihet nga flakët

Aksident në rrugën Durrës–Tiranë: Vetura përplaset me shtyllën, përfshihet nga flakët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Durrës–Tiranë, ku një automjet është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Sipas raportimeve, në vendin e ngjarjes janë përfshirë edhe tre automjete të tjera.

Menjëherë pas aksidentit, forcat e policisë, ambulanca dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Situata ka shkaktuar panik dhe një bllokim të konsiderueshëm të trafikut në zonë. Aktualisht, nuk ka informacion nëse ka pasur persona brenda automjetit që u përfshi në flakë, ndërsa priten të dhëna zyrtare për bilancin e plotë të aksidentit.

Sipas burimeve, drejtuesi i automjetit e ka goditur padashje bordurën e rrugës, gjë që ka shkaktuar zjarrin. Ai ka dalë menjëherë nga makina, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur shpejt dhe kanë shuar flakët.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement