Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Para dhe pas, Xumi tregon transformimin drastik te vetja

Para dhe pas, Xumi tregon transformimin drastik te vetja

Ish-banori i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Xum Allushi, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh frymëzues, duke publikuar një transformim të jashtëzakonshëm fizik në rrjetet sociale. Ai ka treguar hapur për rrugëtimin e tij të vështirë, i cili i ka ndërruar plotësisht jetën, shndërruar në një shembull të vullnetit të palodhur.

Në një postim, Xumi ka zbuluar se në një moment të vështirë pesha e tij arrinte plot 140 kilogramë. Ai ka reflektuar mbi ndjenjën e humbjes së besimit në vetvete: “E di shumë mirë si është të humbasësh besimin tek vetja dhe të ndihesh i bllokuar”.

Falë një disipline të fortë dhe shumë sakrificave, ai ka arritur të humbasë rreth 60 kilogramë. Gjatë këtij procesi, Xumi ka kuptuar se çelësi i suksesit qëndronte jo vetëm te stërvitja, por edhe te mentaliteti dhe vendimi për të vazhduar përpara, pavarësisht vështirësive.

<

Sot, Xumi ka arritur një formë të shkëlqyer fizike dhe ndan një mesazh motivues për ata që dëshirojnë të ndryshojnë jetën e tyre: “Nëse unë munda ta ndryshoj jetën time, mundesh edhe ti”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement