Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një incidenti të rëndë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku është therur me thikë.
Policia dyshon se ai është sulmuar nga një individ i njohur për ta. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të sulmit.
Dëshmitarët tregojnë se viktima është therur nga një të dyshuar mashkull kosovar, i cili është nën hetim, së bashku me disa persona të tjerë që po kërkohen nga policia.
Viktima aktualisht po merr trajtim në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe nuk është në rrezik për jetë. Njësia policore ka marrë masa për sigurimin e tij, ndërsa rasti është duke u hetuar.



















You must be logged in to post a comment Login