Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fahrije Hoti, ka reaguar pas mosarritjes së saj për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti falënderoi 12,729 qytetarët që i dhanë besimin e tyre. Ajo theksoi se, megjithëse nuk do të jetë pjesë e Parlamentit, angazhimi i saj për fuqizimin e grave dhe zhvillimin e komunitetit do të vazhdojë.

“Kur kombin e thërret, unë do të jem gjithmonë aty. E pata të vështirë të hyj në garën politike, jo nga frika, por për shkak të parimeve me të cilat jam rritur. Mbi këto vlera kam ndërtuar jetën time. Pas luftës, përballova shumë sfida. Kërkuam eshtrat e familjarëve nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara, por nuk u ndala kurrë. Familja ime, Krusha dhe Kosova më dhanë forcë. Më vjen keq që nuk arrita të jem pjesë e Parlamentit të Republikës sonë, por mirënjohja ime për ju është e pafund,” shkruante ajo.

Hoti rikujtoi periudhën e luftës dhe sfidat që i ka kaluar, duke theksuar se mbështetja e familjes, Krushës dhe qytetarëve të Kosovës e ka mbajtur atë të fortë.

“Unë kthehem në Krushë, aty ku i përkas. Kthehem te puna, te gratë dhe te kooperativa, duke vazhduar misionin tim për fuqizimin e tyre. Do të vazhdoj të eksportoj ajvarin dhe produktet tona, duke përfaqësuar emrin e Kosovës nëpër botë. Produktet nga duart e grave janë dinjitet dhe dëshmi se kur gratë marrin hapësirën që meritojnë, ato ndërtojnë gjithçka. Faleminderit atyre që besuan, çdo gruaje që pa veten tek unë, dhe çdo të ri që mendon se ndryshimi fillon kur njerëzit e ndershëm marrin përgjegjësi. Jam këtu. Kam qenë gjithmonë dhe do të jem gjithmonë,” u shpreh Hoti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement