Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Nuk siguroi një ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nuk siguroi një ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Kandidatja për deputete, Adelina Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj mbështetësve pas përfundimit të procesit zgjedhor. Ajo theksoi se çdo votë që ka marrë për të përfaqëson më shumë se një numër, duke e konsideruar si një përgjegjësi dhe motivim për të vazhduar angazhimin e saj politik.

Në një reagim publik, Thaçi shprehu krenarinë për mbështetje e jashtëzakonshme që ka marrë gjatë fushatës, megjithatë, e pranoi se nuk arriti të bëhet pjesë e Kuvendit si deputete. Ajo nënvizoi se humbja e mandatit nuk nënkupton humbje të vlerave dhe idealeve për të cilat ka qëndruar.

Gjithashtu, Thaçi theksoi se rrugëtimi politik nuk matet vetëm me rezultate zgjedhore, por edhe me ndikimin që ka pasur, njerëzit e takuar dhe besimin e ndërtuar gjatë viteve.

<

Në përfundim, ajo u angazhua të vazhdojë të jetë aktive dhe të kontribuojë në shoqëri, duke punuar për të mirën e vendit. “Faleminderit për çdo votë, çdo fjalë të mirë dhe çdo zemër që më besoi,” përfundoi ajo.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement