Influencerja e njohur shqiptare, Mërgimja, e njohur në rrjetet sociale si mr.mrs.aliu, ka thyer heshtjen pas një periudhe të gjatë mungese. Ajo ka ndarë një postim të sinqertë në InstaStory për të shpjeguar situatën e saj aktuale.
Mërgimja theksoi se po kalon një fazë të vështirë në jetën e saj, duke u përballur me ngarkesa të shumta në aspektin profesional dhe privat. Ajo shprehu shqetësimin se ritmi i jetës së saj ka ndryshuar ndjeshëm, duke theksuar se “aktualisht nuk është koha më e lehtë për mua.”
Përveç stresit të zakonshëm, ajo po përballet edhe me probleme shëndetësore, konkretisht me tensionin e gjakut. Kjo situatë e ka detyruar atë të merrte një hap pas, duke menduar madje për t’i dhënë fund karrierës së saj në rrjetet sociale.
Megjithatë, Mërgimja njoftoi se nuk ka ndërmend të largohet nga ekrani i celularëve të fansave të saj. Ajo përmendi një person të veçantë në jetën e saj, i cili e ka motivuar të vazhdojë, duke i kujtuar arsyen e nisjes së kësaj rrugëtimi.
Në përfundim, ajo bëri një premtim për fansat: “Prandaj nuk do të zhdukem, unë jam ende këtu dhe do të vazhdojmë së bashku.” Mërgimja e falënderoi të gjithë për durimin dhe për mesazhet e ngrohta që ka marrë gjatë këtij periudhe.
Be the first to comment