Në zemër të Prishtinës është vendosur sot murali “Çast”, i dedikuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, e përshkroi këtë mural si një akt kujtese dhe respekti për të gjithë ata që përballuan këtë krim të tmerrshëm. Ai shprehu falënderime për Presidenten Jahjaga dhe kuratoren Eliza Hoxha, si dhe për Q’art, që kontribuan në realizimin e këtij projekti.
Rama theksoi se ky murali do të mbetet si një përkujtim për secilin që kalon pranë tij, duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës. Ai u shpreh i kënaqur që kryeqyteti ka pasur mundësinë të mbështesë këtë pjesë të historisë së përbashkët.
Be the first to comment