Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda në zonat turistike në Shqipëri

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda në zonat turistike në Shqipëri

Policia në Shqipëri ka vendosur masa për të kufizuar qarkullimin e mjeteve të rënda në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, këto masa do të zbatohen nga 19 qershori deri më 15 shtator. Qëllimi i tyre është rritja e sigurisë rrugore dhe lehtësimi i qarkullimit në akset me fluks të lartë, sidomos në zonat turistike dhe bregdetare.

Kufizimet do të prekin mjetet e transportit të mallrave mbi 7.5 tonë dhe do të aplikohen gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, në orare të caktuara.

<

Njoftimi thekson se masat shtrihen në autostrada, rrugë interurbane dhe akse të tjera që lidhin zonat bregdetare dhe turistike, të cilat gjatë sezonit veror përballen me flukse të mëdha qarkullimi.

Nga këto kufizime përjashtohen mjetet e emergjencës, ato të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore, si dhe mjetet për transportin e mallrave të domosdoshme.

Në raste të veçanta, për furnizime kritike apo nevoja emergjente, autoritetet kompetente mund të japin autorizime të posaçme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement