Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Selin dhe Gimbo i bëjnë të papriturën komshinjve, pamjet virale

Selin dhe Gimbo i bëjnë të papriturën komshinjve, pamjet virale

Një nga çiftet më të diskutuar kohët e fundit, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë pasur një mbrëmje të këndshme në familje. Ata ishin të ftuar për një darkë te vëllai i Selin, Onno, dhe te Greta.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë një veprim i pazakontë që ata realizuan gjatë largimit nga shtëpia. Përmes një postimi në Instastory, Selin ndau një fotografi në të cilën ajo dhe Gimbo dukej se mbajnë në duar qese plehrash dhe shishe plastike në korridorin e pallatit.

Selin shpjegoi se kishin vendosur të bënin një gjest të pazakontë, por gjithashtu të ndihmonin fqinjët e kunatës dhe vëllait. Ajo shkroi me humor mbi fotografinë: “Sot për darkë ishim te Greta dhe Onno. Duke u larguar, i morëm edhe plehrat e fqinjëve ngjitur për t’ua hedhur. Nesër në mëngjes, kur të zgjohen, do të kenë një punë më pak.”

<

Ky veprim, i shoqëruar me emoji duke qeshur, tregon se, përveç atmosferës së mirë që ata kaluan gjatë darkës, çiftit ju dha mundësia të sjellin pak humor dhe të kontribuonin në pastrimin e korridorit të pallatit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement