Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Avokati Kadolli flet pas shpërthimit në Prizren: Mjeti shpërthyes ra në pronën e fqinjit, m’u dogj vetura

Avokati Kadolli flet pas shpërthimit në Prizren: Mjeti shpërthyes ra në pronën e fqinjit, m’u dogj vetura

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në një nga lagjet e Prizrenit. Sipas raportimeve të Klankosova.tv, dyshohet se avokati Betim Kadolli ka qenë i shënjestruar nga ky incident.

Për të marrë më shumë informacione në lidhje me ngjarjen, Klankosova.tv ka kontaktuar Kadollin. Ai shpjegoi se mjeti shpërthyes ishte hedhur në pronën e fqinjit, e cila ndodhet në afërsi të parcelës së tij.

“Mjete shpërthyes ka rënë në pronën e fqinjit tim, e cila është në afërsi, kufij me parcelën time. Si pasojë e shpërthimit, vetura ime është dëmtuar dhe është djegur. Më shumë nuk di. Po i presim hetimet,” deklaroi Kadolli.

<

Ai gjithashtu theksoi se nuk ka pasur ndonjë problem me askënd dhe ka mohuar të jetë bërë cak i sulmit. “Nuk kam pasur asnjë kërcënim,” shtoi ai.

Hetimet për incidentin po vazhdojnë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement