Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hezbollahu pretendon se Irani s’do të nënshkruajë marrëveshjen nëse Izraeli s’tërhiqet nga Libani

Hezbollahu pretendon se Irani s’do të nënshkruajë marrëveshjen nëse Izraeli s’tërhiqet nga Libani

Zyra e marrëdhënieve me mediat e Hezbollahut ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters se Irani nuk do të nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara nëse Izraeli nuk tërhiqet nga Libani.

Hezbollah deklaron se tërheqja e forcave izraelite nuk do të jetë një parakusht për fillimin e raundit të dytë të bisedimeve me Iranin. Ky raund do të nisë me nënshkrimin e marrëveshjes kornizë midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, sipas raportimeve të Sky News.

Megjithatë, për fazën e dytë pritet të përfundojë një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit. Përfaqësuesit iranianë kanë theksuar se “nuk do të ketë asnjë marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nëse izraelitët nuk tërhiqen.”

<

Në këtë kontekst, presidenti izraelit, Benjamin Netanyahu, mohoi dje mundësinë e tërheqjes së trupave izraelite, pavarësisht një marrëveshjeje paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ai theksoi se trupat do të qëndrojnë në zonat e pushtuara për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement