Katër persona janë arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.
Policia raportoi se rasti është denoncuar më 13 qershor në Stacionin Policor të Vushtrrisë. Kjo erdhi pas dyshimeve se disa individë po tentonin të nxirrnin naftë nga një ekskavator në një punishte pranë hekurudhës.
Reagimi i shpejtë i njësive policore çoi në lokalizimin dhe arrestimin e katër të dyshuarve në këtë punishte. Gjatë operacionit, policia konfiskoi disa bidonë dhe një gyp plastik, me të cilët dyshuesit kishin tentuar të nxirrnin naftën nga ekskavatori, pasi më parë kishin hapur me forcë kapakun e rezervuarit.
Njësia policore ka njoftuar prokurorin e rastit lidhur me veprimet e ndërmarra. Të katër të dyshuarit, që janë shtetas të Republikës së Kosovës, janë vendosur në masa të ndalimit policor për 48 orë.
Be the first to comment