Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Hati lë pas të shkuarën, kapet mat me partnerin e ri

Hati lë pas të shkuarën, kapet mat me partnerin e ri

Pas ndarjes së bujshme nga Jashari, e cila u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, influencerja e njohur Hati duket se ka vendosur të lërë pas të kaluarën dhe të hapë një kapitull të ri në jetën e saj.

Sipas një postimi nga faqja “JoqAlbania” në Instagram, po qarkullojnë disa pamje ku ajo shfaqet në shoqërinë e një personi të ri.

Në fotot e publikuara, Hati dhe djali në fjalë duken se janë duke shkëmbyer momente të afërta në një ambient publik. Këto imazhe kanë nxitur menjëherë aludime nga ndjekësit, të cilët mendojnë se Hati ka mbyllur një kapitull të së shkuarës dhe ka nisur një histori të re dashurie.

<

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga vetë Hati në lidhje me këto thashetheme. Sidoqoftë, pamjet e fundit kanë rikthyer emrin e saj në qendër të vëmendjes së medias rozë, duke bërë që ndjekësit të komentojnë se “dashuria ka gjetur sërish rrugën e Hatit.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement