Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

Një person është goditur nga një veturë këtë të martë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana.

Sipas tij, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vazhdim.

“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Ngjarja përfshinte një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Ndërkohë, me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit,” tha Pllana.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement