Sonte do të mbahet finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP”, ku njëri nga finalistët do të shpërblehet me çmimin kryesor dhe do të shpallet fitues i këtij edicioni.
Përveç çmimit në para, fituesi do të marrë gjithashtu një surprizë të veçantë: një unazë me diamante, e cila ka vlerën 10 mijë eurosh. Kjo do ta bëjë triumfin edhe më të veçantë.
Në garën finale janë katër finalistë: Moza, Iliri, Visi dhe Bujaka. Ata do të përballen për herë të fundit për të fituar zemrat e publikut dhe trofeun e kërkuar të “Ferma VIP”.
Tashmë mbetet të shihet se kush do të dalë fituesi i mbrëmjes, duke u larguar nga ferma jo vetëm me çmimin kryesor, por edhe me unazën luksoze me diamante.
Be the first to comment